Guardiola i prish punë Barcelonës, futet në garë për objektivin më të rëndësishëm të katalanasve

Lautaro Martinez është kthyer në një obsesion për Barcelonën. Por, nëse deri më tani katalanasit nuk kishin sfidues për shërbimet e argjentinasit dhe thjesht duhet të gjenin gjuhën e përbashkët me Interin, tashmë i duhet të shohin si rivalë Mançester Siti.

Sulmuesi i zikaltërve ka hyrë edhe në preferencat e Pep Guardiolë, me trajnerin që në këtë rast kërkon t’i prishë punë ish-klubit të tij. Lautaro është zëvendësuesi perfekt për Serxhio Aguero, ndërsa në këtë sezon ka shënuar shtatë gola më shumë se futbollisti i Sitit.

Megjithatë, kjo tratavië ka një kleçkë. Dhe, këtu bëhet fjalë për dënimin e “qytetarëve” nga UEFA, me dy vite pezullim nga kompeticionet europiane. Nëse anglezët nuk arrijnë të fitojnë apelin dhe dënimi të mbetet në fuqi, atëherë gara për Lautaron mund të cilësohet e humbur pasi futbollisti kërkon të luajë në nivelet më të larta. /VipSport.al/