Grent Halili: Unë, presidenti që do shohë Tiranën si biznes. Po stërvitemi në stadium dhe kompleks

Grent Halili po pret me padurim që të kthehet në fushën e lojës përsëri, për të ndihmuar Tiranën të vijojë rrugëtimin drejt titullit kampion. Por ndërkohë, ashtu si të gjithë të tjerët po mundohet që të mbetet në formë për kur të rifillojë kampionati, ndërsa konfirmoi në “Fan Zone” se klubi kishte vendosur që lojtarët të stërviteshin në stadiumin “Selman Stërmasi” apo në ambientet e kompleksit “Skënder Halili”.

Sulmuesi tregoi gjithashtu edhe objektivat që ka për veten dhe për të ardhmen, duke mos e fshehur që pret të bëhet ai presidenti i klubit bardheblu në të ardhmen, një president ndryshe nga babai i tij.   

“Nuk duhet të demoralizohemi po të shpresojmë që kjo situatë e pazakontë që ndodhemi të mbarojë sa më shpejt që të bëjmë atë që duam më shumë dhe që bëjmë më mire.

Duke pare babain edhe si president, si tolerant e i butë, në familjen time nuk kemi frikë asnjë. Le të themi që mamanë e kam jo agresive, por jo tolerante, meqë është me origjinë nga Vlora dhe është pak gjaknxehtë. Besoj që kjo gjë edhe ka penguar në suksese më përpara, si po i arrijmë këto ditë.

Këto ditë kam qëndruar në shtëpi me familjen, brenda orareve që na ka dhënë shteti. Edhe jam stërvitur duke përfituar edhe nga kushtet që ka krijuar klubi si stadiumin e qendrën stërvitore, kemi punuar me program që na ka ofruar klubi. Pastaj edhe në shtëpi jemi stërvitur.

Unë apo Goldi presidenti i ardhshëm? Më mirë të mos e përmendim motrën se presidenti do të jem unë. Goldi është përqendruar në disa biznese të tjera të familjes. Çdo sportdashës do të dëshironte të ishte presidetni i klubit më të madh në Shqipëri. Familja ime është infektuar nga virusi Tirana prej kohësh, jemi infektuar edhe ne që jemi rritur më shumë, edhe brezat në vazhdim. Shpresoj që një ditë të arrij edhe unë të jem president. Shpresoj ta shoh jo si fëmijën e tretë si e sheh babai im, por si biznes. Kemi fatin që që babai na ka besuar diçka që të kemi më të thjeshtë, na ngelet ne që ato biznese jashtë sportit t’I zhvillojmë e të kenë të ardhura të shëndosha si një klub si Tirana.

Mosaktivizmi te Triana? Mund të flas nga mëngjesi deri në darkë e njerëzit e mendojnë atë gjë. Që kur kam filluar si profesionist, kam sakrifikuar shumë karrierën time për shkak të biznesit familjar. Kam menduar edhe për klub tjetër, por duke parë moshën e re nuk e kam bërë. Prezenca ime nuk ndikon as te stafi e as te lojtarët e ekipit, jam përpjekur çdo ditë të jem si të gjithë të tjerët dhe jam i tillë. Suksesi këtë vit është se kemi menduar më shumë për objektivin e grupit se individual, edhe unë jam përqendruar te objektivi i klubit se për këtë kemi vendosur kontratën, me arritjen e objektivave të gjithë jemi të kënaqur, se marrim atë që na takon. Nuk ka rëndësi kush luan apo jo, por që ekipi të ecë e arrijë titullin kampion.

Çfarë dëshiroj pasi të mbarojë kjo? Thjesht të nis stërvitjen me ekipin e të zbres sa më shpejt në fushën e lojës se me zor po e presim të kupë, po e presim në fushë, jo jashtë fushe. Te blloku do të dalim kur të fitojmë titullin kampion”, tha Halili. /vipsport.al/