Goxha sërish “kunjë” Partizanit: Orari, mos harroni orarin 5-1 dhe shkoni nëpër shtëpia

Jurgen Goxha duket se nuk mund të rrij dot pa thumbuar tifozsët e Partizanit. Sërish nëpërmjet Instagramit, një prej ndjekësve e ka ftuar mbrojtësin e Bylisit të vazhdojë një prej koreve që përdoret nga tifozët e Tiranës në stadiume.

Ndërkaq, Goxha nuk vazhdoi atë kor, por zgjodhi një mënyrë tjetër, duke shkruar për orarin 5-1. Ky është orari që qeveria ka vendosur të lejohet lëvizja e njerëzve që shkojnë në punë e që duhet të bëjnë pazar,  të cilët pas orës 1 duhet të kthehen e të izolohen në shtëpia.

Orari 5-1, përkon edhe me rezultatin e derbit të fundit, ku Tirana turpëroi Partizanin. Në këtë formë, Goxha ka ngacmuar të kuqtë, ndërsa tashmë dihet që mbrojtësi që u aktivizua me bardheblutë në sezonin e kaluar është një tifoz i Tiranës. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan