Gomez e pranon i dëshpëruar: Ndeshja e Atalantës në Champions solli tragjedi, kishte të infektuar në fushë

Kapiteni i Atalantës së mrekullive, Papu Gomez, pranon se nuk i intereson të mendojë për futbollin në këto momente. Shpërthimi i koronavirusit që ka goditur rëndë sidomos Bergamon, ku gjendet edhe skuadra e futbollit, ka ndikuar rëndë psikologjikisht edhe te futbollistët.

“E kam të vështirë të mendoj për futbollin, mundohem të qëndroj në formë, të stërvitem një ore e gjysmë apo dy në ditë, por është e vështirë që të ruajmë përqendrimin. Futbolli është gjëja e fundit që më intereson. Do të jetë e vështirë të kthehemi të luajmë futboll, si do të bëhen udhëtimet, si do të qëndrojmë në hotele? Kjo është pyetja më e madhe që i bëj vetes”, tha kapiteni i Atalantës për mediat italiane.

Ndërkohë, për mediat argjentinase ai ka shpjeguar se sa ishte nënvlerësuar situata me koronavirusin në fillim dhe se si të tjerët mendonte se ndeshja mes Atalantës dhe Valencias në “San Siro” kishte qenë pikënisja e shpërthimit të virusit në Itali.

“Në fillim kishte shumë dizinformim, të gjithë e morëm lehtë. Menduam se ishte vetëm një tjetër grip dhe vazhduam jetën normale. Kur nisën vdekjet filluam të kishim frikë.

Ndeshja në Champions? Një prej kundërshtarëve ishte në fushë i infektuar. Ne jemi ende në pritje të mësojmë se mos ndonjë prej lojtarëve tanë është i infektuar. Ishte e tmerrshme që luajtëm atë ndeshje. Në Valencia nuk kishte kontrolle, ishin të gjithë shumë të qëtë. Kurse situata e sotme në Bergamo mendoj se ka të bëjë me ndeshjen në “San Siro” në Ligën e Kampioneve. Këtu janë 120 mijë banorë dhe atë ditë në stadium ishin 45 mijë”, deklaroi Papu Gomez. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan