Gjoka analizon Superioren: Ndërprerja i prish punë Tiranës, 9 pikë të vështira për t’u rikuperuar nga Kukësi

Ernest Gjoka ka folur në “Supersport”, duke u ndalur edhe te ecuria e Tiranës, skuadrës që po kryeson elitën e futbollit tonë, por edhe për mënyrën se si mund ta kalojnë skuadrat këtë periudhë dhe sa mund të ndikojë kur të rifillojë gara. “Ishte një “erë” që po frynte për Tiranën, që nuk kishte asgjë që ta ndalte. Por tani çdo gjë mund të jetë ndryshe”.

Kukësi

Ernest Gjoka, në karrierën e tij si trajner ka drejtuar edhe skuadrën e Kuëksit, me të cilën ka dal edhe kampion, ndërsa lidhur me rivalitetin dhe sa të aftë janë kuksianët që të rivalizojnë dhe t’i rrëmbejnë kreun bardhebluve, Ernest Gjoka që aktualisht drejton Shkëndinë e Tetovës ka shtuar se: “E njoh ekipin e Kukësit dhe mendoj se e ka potencialin për të luftuar për titullin. Në Shqipëri luftohet për 3 pikë apo 1, ndërsa 9 më duken shumë. Por Kukësi ka potencial në skuadër”.

Ndërprerja

“Tirana kishte një ecuri që ishte e vështirë të ndalej, por ndodhi koronavirusi. Ndoshta mund të jetë pozitive për të, ndoshta negative. Por mendoj se kampioanti do të jetë i luftuar deri në fund”, – tha Ernest Gjoka në fund të prononcimit të tij.

/VipSport.al/