Gjithçka nga Liga e Kampioneve: Te Valencia ka 10 lojtarë e 15 pjesëtarë stafi të infektuar

Valencia është padyshim një nga klubet e futbollit që është goditur më rëndë nga koronavirusi, Klubi spanjoll ishte ndër të parët që deklaroi se kishte anëtarë të tij që kishin rezultuar pozitiv. Por me sa duket, shifrat nuk janë ato që ka raportuar në fillim skuadra në fjalë.

Sipas “Marca”, bilanci i Valencias është shumë më i rëndë, por klubi ka zgjedhur që të mos bëjë publike shifrat dhe emrat për të ruajtur privatësinë e futbollistëve. Gazeta spanjolle bën të ditur se tashmë numri i futbollistëve të infektuar është 10, por vetëm emrat e Garaj, Mangala e Gaja janë bërë publikë. Ndërkaq, atyre u shtohen edhe 15 pjesëtarë të stafit teknik e shoqërues të skuadrës, duke bërë që shifra në total të arrijë në 25.

Gazeta spanjolle insiston se problem kryesor i këtij infektimi të klubit spanjoll ishin dy ndeshjet me Atalantën në Ligën e Kampioneve, kur nuk kishte asnjë lloj standarti sigurie shëndetësore dhe u luajt në një moment ku si në Mlano, ashtu edhe në Valencia, kishte shpërthyer përhapja e pandemisë. /vipsport.al/