Gjest i madh nga Real Madrid, stadiumi Bernabeu në dispozicion të luftës ndaj COVID-19

Koronavirusi po përhapet në mënyrë të frikshme në Spanjë, teksa numri i të infektuarëve dhe i viktimave po rritet ndjeshëm. Tashmë, spanjollët për shkak edhe se nuk e morën shumë seriozisht këtë të keqe, janë kthyer në vatrën më të ndezur në Europë, pas Italisë.

Ndërkohë, ashtu si në italia,  edhe Spanja po vuan mungesën e pajisjeve mjekësore teksa për faj të tyre shumë mjekë janë infektuar duke ndihmuar pacientët e tyre. Megjithatë, në këtë moment të vështirë sensibilizimi është shumë i rëndëishëm dhe pritet që ndihma të mëdha të vihen në dispozicion të Spanjës.

Dhe, në aspektin e solidarizimit, një gjest i madh ka ardhur nga klubi i Real Madrid. Madrilenët kanë vendosur të hapin dyert e stadiumit Santiago Bernabeu, teksa fusha që është mësuar të shkelet nga yjet e futbollit, tashmë do jetë një hapësirë dedikuar mjeteve mjekësore që do të mbërrijnë në Madrid.  /VipSport.al/