Gjasula: Shorti favorizon më shumë Shqipërinë se Kosovën, do kualifikohemi

Klaus Gjasula, futbollisti i Padërboronit, pas hedhjes së shortit, ka folur për kundërshtarët si dhe për mundësitë që ka përfaqësuesja jonë kuqezi në këtë kompeticion.

Sipas Gjasulës, Shqipëria ka një short me kundërshtarë më të lehtë se Kosova…: “Besoj se Kosova e ka më të vështirë se ne, por shorti na ka rënë i mirë. Kemi forca për të kaluar vendin e parë, do të japim maksimumin të tregojmë çfarë dimë dhe të fitojmë ndeshjet”

Unë besoj se kemi një nivel më lart në grupin e “Nations League”, dhe se mundësitë i kemi, ndaj duhet që të fitojmë ndeshjet, që të marrim pikët dhe të kualifikohemi”, – tha Gjasula fill pasi është njohur me shortin dhe kundërshtarët dje në mbrëmje.

/Vipsport.al/