sex hikayeleri porno izle kartal escort

Gati të shpëtojnë klubin nga kolapsi, yjet e Barcelonës pranojnë t’u shkurtohen rrogat

Kriza e koronavirusit ka goditur rëndë çdo sektor dhe futbolli do të vuajë shumë për t’u kthyer në normalitet, nëse mund të quhet e tillë vijimësia pas qetësimit të situatës me koronavirusin. Pasiguria financiare do të godasë rëndë edhe Barcelonën e cila mes turneve verorë të anuluar, iniciativave të marketingut, si dhe marrëveshjeve të munguara, pa llogaritur të drejtën TV, do të humbasë shifra të rëndësishme ekonomike duke e bërë të pamundur të përballojë rrogat e lojtarëve që ka, pasi është një ndër klubet me pagesat më të larta në botë.

Për këtë arsye, presidenti Josep Maria Bartomeu, ka folur me lojtarët e ekipit të parë dhe me sa duket ka gjetur një akord me ta. Sipas mediave spanjolle, edhe emra si Mesi, Suarez a Grizman kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë në këtë moment krize, për të siguruar që klubi të mos marrë një goditje të cilën nuk mund ta përballojë.

Të gjithë kanë pranuar që t’u shkurtohet rroga, jo vetëm në këtë sezon, por ndoshta edhe në ata pasardhës, në mënyrë që klubi të filojë të kthehet sa më shpejt në baza të shëndosha financiare dhe të përballojë pagesat e tyre. Barcelona u ka bërë të qartë se nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve për rrogat, mund të mbante hapur filialet e saj në për botë, që më pas gjeneronin të ardhura nga marketingu, apo organizimin e aktiviteteve që e bënin këtë klub aq të lakmuar nga sponsorët.

Duhet theksuar se lojtarët edhe në verë ishin gati të pranonin uljen e rrogave të tyre, kur u mendua se Barcelona mund të blinte Nejmar. Atëherë, të gjithë ishin gati të ulnin pagat e tyre në mënyrë që katalanasit të mund të përballonin pagesën e brazilianit dhe rrogën e tij. /vipsport.al/