sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gara e Moto Gp do të zhvillohet këtë të diel, konfirmojnë pjesëmarrjen Markez, Rosi e Vinjales

Moto Gp ka vendosur të zbresë në pistën e Muxhelos në Itali këtë diel, por sigurisht kjo nuk bëhet fjalë për seriozisht sepse italianët dhe e gjithë bota po vuajnë pandeminë nga virusi COVID-19. Kështu, ashtu si gjithë aktivitetet e tjera edhe gara e Moto Gp është anuluar, megjithatë pilotët janë ftuar të marrin pjesë virtualisht në garë me anë të playstation.

Tashmë, nga ana virtuale, pilotët do të kenë mundësinë të sfidohen në një tjetër dimension. Pjesëmarrjen e tyre në garën e parashikuar të zhvillohet më datë 29 mars, deri në këto momente e kanë konfirmuar kampioni i botës në fuqi, Mark Markez, më pas Fabio Kuartararo e Maverik Vinjales, ndërsa nuk mund të mungonte legjenda Valentino Rosi.

Ideja është që kjo garë nëpërmjet teknologjisë të ngjasojë sa më shumë me atë realen, teksa do të ketë gjashtë xhiro me shumë rivalitet. Mbetet për t’u parë cili do jetë më i zoti nga kolltuku i shtëpisë për të marrë triumfin simbolik. /VipSport.al/