sex hikayeleri porno izle kartal escort

Futbolli në Bjellorusi vazhdon, Bakaj: Çfarë mund të bëj unë, jam profesionist. Tani na duhet pozitivitet

Mes kaosit që ka kapluar të gjithë Europën, Bjellorusia vendosi javën e kaluar të niste kampionatin. Edhe pse në vendin e tyre ka mbi 70 raste të konfirmuara me COVID-19, ata sërish kanë bërë që futbollistët të zbresin në fushë, në stadiume me spektatorë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ndërkaq, pjesë e kampionatit bjellorus është edhe Elis Bakaj. Sulmuesi pas eksperiencës me Shaktjor Soligorsk, këtë sezon është transferuar te kampionët e Brest.

Së fundmi, ish-futbollisti i Tiranës ka komentuar edhe mbi vendimin për të nisur kampionatin mes ankthit nga Koronavirusi. 32-vjeçari thekson se ai duhet të respektojë vendimin e klubit për të luajtur, pasi është një profesionist. Ndërkohë, Bakaj shprehet edhe se në këtë moment njerëzit kanë nevojë të heqin mendjen dhe futbolli është një mënyrë e mirë për ta bërë këtë.

“Nëse situata është si në Itali apo në vendet e tjera të Europës, atëherë duhet të ndalojmë. Por, këtu deri në këto momente nuk ka aq shumë rrezik. Situata është nën kontroll. Dhe, për mua është një vendim normal të luajmë sepse njerëzëve iu duhet pozitivitet dhe të shohin disa ndeshje. Nuk duhet të mendojmë në çdo kohë Koronavirusi, Koronavirusi, sepse kjo është e rrezikshme për mendjen, për stresin dhe për gjithçka. Këtu gjithçka duket normale, jeta ecën në normalitet jo si në vendet e tjera të Europës. Çdo gjë është e hapur, restorante, banka, njerëzit shkojnë në punë. Gjithçka vazhdon në normalitet”.

Respektimi i vendimit të klubit për të luajtur- “Ke një kontratë dhe duhet ta respektosh. Duhet të shkosh në stërvitje dhe të luash sa herë të kërkohet. Nëse ke një problem me këtë, atëherë mbyll bashkëpunimin dhe shko në shtëpi. Kjo nuk ndodh vetëm këtu, por në të gjithë botën. Nëse klubi kërkon të luash dhe ti nuk e bën, atëherë ke një problem.

Por, në këto momente dua të mendoj pozitivisht. E di që është e vështirë të luash futboll në këtë kohë, por çfarë mund të bëj unë? Duhet të tregohem profesionist. Kam një kontratë të gjatë dhe e di që është e vështirë, por çfarë mund të bëj? Asgjë”, u shpreh Bakaj. /VipSport.al/