Frikë nga koronavirusi në shortin e Ligës së Kombeve, Skocia ndaloi trajnerin

Frika nga koronavirus ka mbërthyer edhe shortin e Ligës së Kombeve që u hodh në Amsterdam. Një nga trajnerët që mungoi gjatë ceremonisë së sotme ishte ai i Skocisë dhe Federata e këtij vendi ka bërë të qartë për mediat se nuk do të rrezikonin teknikun Stiv Klark me udhëtime të kota në një periudhë kaq të komplikuar kur rrezikohet shëndeti publik nga lëvizjet e shumta në aeroporte.

“Federata Skoceze bëri të qartë se nuk kishte dashur ta “ekspozonte ndaj rreziqeve të panevojshme”, meqë pjesëmarrja apo jo në ceremoninë e shortit në Amsterdam nuk ndryshonte gjë për fatet e ekipit dhe kalendari gjithsesi do të përcaktohej nga UEFA duke marrë parasysh shpërndarjen e të drejtës televizive.

Kështu, trajneri është lënë në shtëpi të përgatitë ndeshjet e rëndësishme të këtij muaji, pasi Skocia luan play-off për pjesëmarrjen në Euro 2020 më 26 mars ndaj Izraelit. Presidenti i federatës, ashtu si edhe shefi ekzekutiv ishin ata që morën pjesë në short. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan