Frikë nga koronavirus, UEFA heq gjyqtarët italianë nga Champions dhe Europa League

Situata me koronavirus në Itali, që është kthyer në një epiqendër të rrezikshme të infeksionit, ka bërë që UEFA të ndryshojë planet e saj për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Organizata ndërkombëtare kishte planifikuar që disa gjyqtarë italianë të drejtonin sfidat apo të shërbenin në sallën e VAR si ndihmës në ato duele.

Por me situatën e krijuar në ditët e fundit, është vendosur që tashmë gjyqtarët nga ky vend të përjashtohen nga listat për ndeshjet e mesjavave të ardhshme. Kjo bëhet për të evituar që ata të jenë një rrezik potencial i shpërndarjes së virusit në ambientet sportive ku teorikisht ishin paracaktuar që të drejtonin.

Përtej kësaj është edhe fakti se në shumë vende janë vendosur kufizime për shtetasit italianë apo duke i imponuar edhe karantinën për 14 ditë atyre që udhëtojnë nga ky vende, duke bërë thuajse të pamundur që gjyqtarët italianë të udhëtojnë në normalitet gjatë këtyre javëve sa alarmi  për koronavirusin është në nivelet më të larta. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan