Frika se mos shqiptarët mbushin stadiumin plot, “truku” i Maqedonisë me biletat për ndeshjen me Kosovën

Më datë 26 mars, Kosova do të luajë ndeshjen gjysmëfinale për llogari të Ligës së Kombeve teksa përballet me Maqedoninë e Veriut në stadiumin e Shkupit. Dardanët kanë një mundësi të artë për të realizuar ëndrrën, teksa në kualifikueset e Euro 2020 nuk ia dolën vetëm në dy ndeshjet e fundit.

Megjithatë, përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Bernard Shaland tregoi kualitetet e saj dhe ka optimizëm ndërsa pavarësisht se luan jashtë fushës së saj, shpreson te pjesëmarrja e gjërë e mbështetësve shqiptarë. Mirëpo, “pushtimit” të shqiptarëve në stadium i druhet Maqedonia e Veriut. Federata e këtyre të fundit ka publikuar sot edhe qytetet ku do të shiten biletat për këtë takim, por ajo që bie në sy është fakti se biletat nuk do të jenë në shitje në asnjë qytet ku shqiptarët janë shumicë.

Kështu, Tetova, Gostivari dhe Struga nuk do kenë pika shitje për biletat, teksa Federata ka shfaqur hapur racizmin ndaj shqiptarëve. Megjithatë, e sigurt është se sërish shqiptarët do e gjejnë mënyrën për të mbështetur Kosovën, e cila në këtë rast na përfaqëson të gjithëve. /Egi Cabeli-VipSport.al/