FOTO / Tirana theu rregullat e rrezikoi jetën e lojtarëve, Partizani poston stërvitjet online

Në kushtet ku gjendet aktualisht Shqipëria, me ndalesën e kampionateve, klubeve të futbollit u është dashur të improvizojnë për të mbajtur në formë futbollistët e tyre. Përveç programeve individuale që u janë dorëzuar futbollistëve, disa klube kanë bërë edhe punë kolektive.

Por nëse Tirana e ka bërë duke thyer rrugullat plotësisht pasi ka mbledhur lojtarët të stërviten në stadium, duke rrezikur njëkohësisht jetën e futbollistëve të saj, Partizani është përgjigjur duke treguar se si ka vepruar në kushtet e izolimit të plotë.

Në rrjetet sociale, klubi i kuq ka hedhur foto të punës me lojtarët të cilët stërviteshin në kushtet e shtëpisë, nën urdhërat e përgatitësit atletik me seanca të organizuara bashkërisht nëpërmjet rrjeteve sociale.

“STËRVITJE NË KUSHTET E SHTËPISË.

Lojtarët vijojnë çdo ditë të punojnë me një program specifik.

Për herë të parë një mënyrë e tillë stërvitore ndiqet dhe kordinohet on line nga përgatitësi atletik i ekipit Gabriele Façia. Të gjithë lojtarët pa përjashtim çdo ditë zhvillojnë në të njëjtën kohë së bashku programin stërvitor”, shkruante klubi i kuq në njoftimin që shoqërohej me fotot e tyre. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan