FOTO/ Si vendas që është, Ylli Shameti na tregon përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende.

Arsyet mund të jenë shumë, por njërën prej tyre na e zbulon vetë ish-mbrojtësi i Kukësit. Ai ka postuar një foto në seksionin e “story” në Instagram ku shkruan se dikush i ka treguar arsyen e mungesës së Covid-19 në qytetin e gurtë.

“Më tha njëri se në Gjirokastër edhe nëse ka ardhur koronavirusi, ai që e ka zor se e lëshon”, shkruan me shaka mbrojtësi, duke luajtur me nofkën e famshme që gjirokastritët e marrin gjithmonë me vete kudo shkojnë, janë kurnacë ose dorështrënguar. /vipsport.al/