FOTO / Si Liga Profesioniste edhe Sindikata i drejtohet me shkresë Qeverisë

Dje në mbrëmje ishte Liga Profesioniste që i drejtohej me letër kreut të Qeverisë Shqiptare, z. Edi Rama ku kërkonte ndihmë financiare për lojtarët e Superiores. Por, sot është Sindikata e Futbollsitëve, e madje duket se ndjek të njëjtwn linjë, por duke shtuar edhe ndihmën për skuadrat e futbollit inferior.

Me sa duket edhe Sindikata ndjek të njëjtën rrugë ashtu si dhe Liga Profesioniste që është pranë FSHF-së. Tashmë pritet që të shihet reagimi i Qeverisë Shqiptare, nëse do të ketë mbështetje apo jo për sportin, ndërsa ende ka mbetur pezull “Ligji për Sportin”.

Ja shkresa që Sindikata e Futbollistëve i ka dërguar sot Kryeministrit shqiptar, z.Edi Rama…

E.saliu/VipSport.al/