FOTO / Nostalgji, dy dekada më parë në Gjirokastër zbarkuan më të mirët e Superiores

Dy dekada më parë, në Gjirokastër, dy biznesmenë gjirokastritë, vendosën që të ndryshonin faqet e futbollit. Harri Lena dhe Grigor Tavo me investimet e tyre bën që në “qytetin e gurtë” të afronin yjet e futbolit shqiptarë. Lojtarë të cilët kishin spikatur në skuadrat më të njohura në vend.

Në Gjirokastër mbërritën lojtarë mjaft të njohur si: Xhevahir Kapllani, Armando Cungu, Oltion Osmani, Suat Lici, Përparim Daiu, Edmond Kodra, Gentian Begeja, Edi Martini, Alban Noga, Astrit Nexha, Vladimir Gjoni, Altin Rrica, pa harruar edhe shumë vendas si: Kristidhi, Çoni, Miho, Xhumba, Novi, Shehaj, Devolli, Nora, Sadikaj, Cenko e Kaci apo Brahimi e Muço.

Dy trajnerë të spikatur, nga më të dalluarit në vend zbarkuan në Gjirokastër, Faruk Sejdini dhe Hysen Dedja…Luftëtari e tentoi Europën, por edhe iu afrua trofeve, por në atë kampionat konkurrenca ishte shumë e madhe.

Jo vetëm Tirana, Dinamo, Partizani, apo Teuta, por kishin ekipe cilësore edhe Besa, Shkumbini, apo Bylisi e Flamurtari.

Por, në Gjirokastër ëndrra do të shuhej shumë shpejt, sepse drejtuesit synuan Klodian Duron dhe aty pati një krisje të marrdhënieve, duke qenë se FSHF i mbajti anën Vllaznise.

Ndaj edhe presidenca e asaj kohe u largua e bashkë me të edhe lojtarët e dalluar. Luftëtari më pas ra nga Kategoria e Parë, sot Superiorja, sepse në ekip mbetën vetëm disa jabanxhinj dhe shumë të rinj vendas…

E.Saliu/VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan