FOTO / Një leksion nga Kosova për FSHF dhe klubet e Superiores

Pak vite më parë, fushat e Kosovës kanë qenë shumë më ndryshe, madje po të shihje shumicën e tyre nuk kanë qenë as si pjesa më e madhe e ekipeve të Kategorisë së Dytë në Shqipëri. Me të drejtë, sepse kanë vetëm disa vite që janë bërë shtet, ndonëse në emigracion kanë dekada që shkojnë…

Por, klubet shqiptare kanë filluar që të përmendim një leksion nga Kosova për Qeverinë, në lidhje me ndihmën prej 5 milionë eurosh që u ka dhënë klubeve të shtetit fqinj Ministria e Sporteve.

Por, sot vjen një leksion nga Kosova për Federatën Shqiptare të Futbollit, apo dhe për klubet e Superiores. Nga klubi i Gjilanit, aty ku drejton një emër i njohur, vlonjati Gent Mezani. Në fakt në Kosovë kanë filluar që të publikojnë auditimin e klubeve, ndërsa kjo nuk ndodh në Superiore.

Prej vitesh flitet për paga dhe rroga të pamarra, për lojtarë që edhe pse fitojnë gjyqet kthehen dhe luajnë në klubet ku kanë muaj që nuk paguhen. Askush nga klubet e Superiores nuk guxon që të bëj audit dhe të publikojë shifra!

Madje, klubet tona edhe pse me borxhe apo më minimum pa një llogari të identifikueshme dhe të bllokuar nga Zyrat e Përmbarimit u lejuan nga FSHF që të shkojnë në Europë…

E pra, ky është një leksion që duhet të merret si shembull, natyrisht pastaj edhe ai i 5 milionë euriove që ka dhënë Ministria e Sporteve të Kosovës…

E.S./VipSport.al/