FOTO / Nisma unike e komentatores kosovare: Në dispozicion të grave që nuk kanë ku lënë fëmijët

Mbyllja e shkollave për shkak të koronavirusit ka bërë që shumë familje të kenë vështirësi pasi janë të detyruara të mbajnë fëmijët e tyre gjatë ditës duke mos pasur mundësitë kryejnë disa nga aktivitetet e zakonshme. Për të ndihmuar sadopak në këtë aspekt në Kosovë ka menduar komentatorja e njohur sportive, Qeqa Krelani.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo është shprehur e gatshme që në 5 ditë të javës, të ndihmonte sipas mundësive familjet që nuk kishin ku të linin fëmijët e tyre në këto ditë karantine ku edhe qarkullimi ishte i kufizuar.

“Për të gjitha femrat të cilat jetojnë vetëm me fëmijët e tyre dhe për shkak të situatës, nuk kanë mundësi të largohen nga shtëpia apo t’i lënë fëmijët vetëm. Më kontaktoni në privat. 5 ditë të javës jam në shërbimin tuaj për të kryer çdo nevojë që keni. Çdo obligim ditor që keni kryer deri tani, për shkak të situatës që nuk mund të lëvizni, jua kryej unë”, shkruante komentatorja në postimin e saj. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan