sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO / Nisma e të dashurës së Gjimshitit, kthen dyqanin e modës në fabrikë për maska

Të gjithë po mundohen që të ndihmojnë si të munden për të përballuar krizën e koronavirusit që ka pushtuar globin me iniciativa nga më të ndryshmet. Një të tillë e ka ndërmarrë edhe Alisa Menkoviç, e dashura e Berat Gjimshitit. Modelja ka një atelie mode, të cilën ka vendosur ta kthejë në një fabrikë për punimin e maskave.

Në vend të prodhimit të rrobave, ajo dhe punonjëset e tjera të ateliesë, do të prodhdojnë maska kirurgjikale të cilat do ua shpërndajnë spitaleve apo kompanive të cilave u nevojiten të tilla, në një periudhë kur ato janë kthyer ndër gjërat më të kërkuara.

“Kriza e koronavirusit po na ndikon të gjithëve, Deri tani po bëjmë më të mirën që të ndalim armikun. Asnjë fjalë nuk mund të shprehë pikëllimin e madh që ndjejmë, ne duhet të veprojmë me përgjegjësi sociale, të mbrojmë njerëzit. Për këtë arsye Jalize (kompania e saj) ka vendosur që të prodhojë maska prej pambuku. Masat do të jepen dhuratë ndaj atyre që u nevojiten. Si një kompani e vogël, ne do të japim kontributin tonë që të ndihmojmë komunitetin. Aktualisht unë jam në Serbi, i fejuari im dhe miqtë e mi janë në Itali dhe në Zvicër. Të dy vendet janë të prekura në mënyrë të ndjeshme nga kjo pandemi dhe mendja ime është atje. Bergamo, dërgoj lutjet e mia për ty, për momentin është e pamundur që të eksportojmë maskat. Ndaj ato do të shpërndahen vetëm në Serbi. Po u kërkoj të gjithëve që të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme, ju lutem merreni këtë situatë seriozisht. Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt, qëndroni të shëndetshëm;” shkruante Alisa në postimin e saj ku shpjegonte nismën që kishte ndërmarrë. /vipsport.al/