FOTO / Nipi i Anjelit falënderon Ramën: Shihet nga çfarë vesh se është njeri i madh

Ndihma që Shqipëria i ka dërguar Italisë me një grup prej 30 mjekësh e infermierësh për të përballuar krizën e pandemisë së koronavirusit, ka bërë xhiron e mediave në botë. Të gjithë vlerësojnë kontributin shqiptar dhe në rrjetet sociale kanë vërshuar qindra falënderime nga shtetas italianë, por edhe personalitete të njohura përtej Adriatikut.

Mes tyre, i veçantë ishte falënderimi i Lapo Elkan, nipit të familjes Anjeli, pronarë të Juventusit. Duke parë simpatinë e kryeministrit shqiptar për skuadrën e Jventusit, siç e ka treguar shpesh publikisht edhe duke veshur xhupin e bardhezinvje, ai nuk ka ngurruar që të bëjë një battue në këtë rast.

“Duke parë xhupat e kryeministrit shqiptar Edi Rama, tani e kam më të qartë përse Shqipëria drejtohet nga një njeri i madh”, ishte komenti i tij, i shoqëruar me ngjyrat e bardhezinjve, ndërsa postonte fotot e Ramës duke veshur në dy raste kompletin e Juventusit. /vipsport.al/