FOTO / Ish-arbitri “zbulon” stërvitjen kolektive të lojtarëve të Kukësit, asnjë masë mbrojtëse

Me sa duket shumë klube apo edhe vetë futbollistët nuk e kanë kuptuar se duke u stërvitur së bashku, rrezikojnë veten dhe të gjithë të tjerët në një periudhë kur koronavirusi po godet shumë rëndë të gjithë botën. Thuajse në të gjit vendet e botës është bërë e qartë se edhe stërvitja bashkërisht është një rrezik i madh për të gjithë futbollistët, mesazh që e kanë kuptuar në shumë vende, por në Shqipëri jo.

Në rrjetet sociale publikohen vazhdimisht foto apo video të lojtarëve të cilët takohen së bashku e vazhdojnë stërvitjet sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Sot Tirana ka nxjerrë në stërvitje të rregullt bashkë lojtarët e saj, por nuk ka qenë klubi i vetëm ku është aplikuar stërvitja kolektive.

Edhe lojtarët e Kukësit me sa duket stërviten së bashku në kryeqyetet dhe “zbulimin” e ka bërë ish-gjyqtari ndërkombëtar Lorenc Jemini. Në rrjetet sociale ai ka postuar foto të lojtarëve të verilindorëve që ka takuar në një nga vrapimet e tij të pasdites. Aty shfaqen Abazaj, Rroca, Krasniqi dhe Teqja të cilët kanë pozuar përkrah Jeminit. “Sigurisht 1,5 metra larg”, shkruan Jemini në këtë foto ku lojtarët janë shfaqur duke ruajtur distancën. Por ndërkohë, duket qartësisht se nuk kanë marrë asnjë masë tjetër mbrojtëse, si dorashkat apo maskat që do të ishte minimumi i domosdoshëm kur kryen aktivitet të tillë fizik edhe i vetëm në ambiente publike në këtë periudhë. /vipsport.al/