FOTO / Gjesti bujar i tre të huajve të Vllaznisë, dhurojnë ushqime për familjet në nevojë

Futbollistët e huaj të Vllaznisë kanë treguar sot se lidhja që kanë krijuar me qytetin e Shkodrës shkon përtej aspektit sportiv. Tre prej tyre kanë treguar me vepra se janë gati të ndihmojnë popullatën në qytet, në një periduhë vështirësie të madhe për shtresat në nevojë, si pasojë e bllokimit të jetës normale si pasojë e koronavirusit.

Mesfushori brazilian Hygor ka postuar sot foto ku ka treguar se si bashkë me sulmuesin braziilian Zhunior dhe me moldavin Sidorenko, u ishin bashkuar nismës së një misioni humanitar në Shkodër, për të ndihmuar familjet në nevojë.

Ata kanë blerë ushqime dhe i kanë shpërndarë sot në qytet, duke dhënë kontributin e tyre që qytetarët shkodranë të kalojnë me sa më pak vuajtje këtë periudhë të vështirë kur jeta e shumëkujt është transformuar plotësisht nga kjo krizë e paprecedent. /vipsport.al/