sex hikayeleri porno izle kartal escort

FOTO / Edi Martini kujton ish-yllin e Luftëtarit, Partizanit dhe Kombëtares komentojnë ish-futbollistët e spikatur

Edi Martini ka hedhur në profilin e tij në “Facebook” një foto me legjendën gjirokastrite por edhe një nga yjet që ka spikatur, jo vetëm me Luftëtarin, por edhe me Partizanin dhe në ekipin Kombëtar.

 Bëhet fjalë për Sefedin Brahon, gjirokastritin e dalluar. Fotoja është bërë afro dy dekada më parë, kur Edi Martini ka qenë pjesë e skuadrës së Luftëtarit të Gjirokastrës. “I thjeshtë, i qetë, i mirë sa më s’ka. Të uroj shëndet e jetë të gjatë kampioni Sefedin Braho”, – është urimi i veçantë që bën Edi Martini që aktualisht drejton skuadrën e Teutës.

Altin Rrica që ka qenë bashkëlojtar në kohën e Martinit, por edhe të dy titullarë në Gjirokastër nuk ngurron që të thotë fjalët më të mira për Sefedin Brahon.

Ndërkohë që nuk mungojnë edhe komentet e ish-futbollistëve që i përkasin periudhës së Brahos apo dhe më vonë. Ilir Selimi, tepelenasi që ka luajtur deri në Kombëtaren tone, apo dhe një nga bardheblutë e dalluar, Astrit Ramadani.

Pa harruar edhe Ilir Lamen, një nga lojtarët e spikatur që  eka pasur në gjirin e vet skuadra e Partizanit.

E.Saliu/Vipsport.al/