Foto e mbrojtësit të Tiranës shkakton reagime, replikë me ish-sulmuesin e kombëtares e Goxhën

Futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit dhe tashmë loja po luhet jashtë fushe në rrjetet sociale, të cilat ndihmojnë për të vrarë kohën në këtë moment kur njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Së fundmi një foto e postuar nga Tefik Osmani ka shkaktuar reagimin e ish-sulmuesit të kombëtares, Erjon Bogdani dhe mbrojtësit të Bylisit, Jurgen Goxha. Bogdani dhe Goxha kanë provuar të ngacmojnë futbollistin e Tiranës, ndërsa ky i fundit nuk ia ka lënë pa iu kthyer përgjigje të dyve.

Osmani njihet për sensin e humorit, teksa shpeshherë merr vëmendjen për situatat komike që krijon. Ndërkaq, këtë sezon mbrojtësi kërkon të fitojë titullin e dytë me fanellën e Tiranës, pas atij të vitit 2009. /VipSport.al/