Florian Marku: Kam qenë me temperaturë dhe i këputur, nuk e di nëse ishte koronavirus

Koronavirusi tashmë është përhapur në të gjithë botën, teksa një pjesë të njerëzve iu jep pasoja të rënda deri në fatale, ndërsa një pjesë tjetër virusin e kalojnë më lehtë dhe pa pasur nevojën e mjekëve. Në këtë gjendje duket se ka qenë edhe boksieri nga Lushnja, Florian Marku, i cili në një postim në rrjetet sociale ka treguar se për 13 ditë ka pasur temperaturë e ka qenë i këputur, por nuk e di nëse ka qenë i infektuar me COVID-19. Sakaq, Marku tregon se tashmë ka nisur stërvitjen, teksa thekson se duhet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

“Nuk e di nese e kalova coronavirusin apo jo , Por kam qen 13 dit me temperatur dhe I keputur .Tani ndjehem shum me mir dhe kam filluar stervitjen ne Shpi. Asgje seshte e pamundur kur ka vullnet dhe deshire . Ju pershendes te gjitheve duke ju uruar shendet dhe qendroni ne Shtepi kujdesuni per veten , por edhe per familjaret tuaj.

Sot me shum se kurre duhet te jemi te bashkuar , per te miren e gjithesecilit nga ne . Beni durim , ky virus do marr fund ateher kur te gjith te sensibilizohemi dhe te qendrojm ne shtepi , ne kete menyre nuk infektohemi , dhe nuk infektojm te tjere”, ishin fjalët e Markut. /VipSport.al/