Flet Enis Bardhi: Më mirë që u shty ndeshja me Kosovën, karantinimin nuk e kam problem

Enis Bardhi si gjithë të tjerët është i detyruar të bëjë një pushim të detyruar për shkak të situatës së vështirë të përhapjes së Covid-19. Ylli i Levantes dhe kombëtares maqedonase ka folur për Super Sport në emisionin “Fan Zone”, ku ka këshilluar shqiptarët dhe ka folur rreth aktivitetit të tij brenda mureve të shtëpisë në këto ditë të vështira.

“Shpresoj që njerëzit e kanë marrë më me përgjegjësi e seriozitet, tani ka filluar pak panik e nuk ka asnjë lëvizje, përveç supermarketeve për gjëra ushqimore. Njerëzit kanë një ose dy herë të drejtë të shkojnë në market, blejnë gjëra për një javë.

Është përgjegjësi e secilit, më rëndësi ka shëndeti po pastaj gjërat e tjera do të vijnë.

Është pak situatë e vështirë, por shëndeti është gjëja më e rëndësishme për momentin. Kemi program stërvitje që na ka nisur klubi, kemi mjetet për ushtrime. Në mungesë të topit bëjmë ushtirme, bëjmë videotelefonata me trajnerët e ndryshëm që kemi për analizën që duhet të bëjmë për kundërshtarët.

Shtyrja e ndeshjes me Kosovën? Besoj më mirë, se një ndeshje pa tifozë nuk do të kishte të njëjtën rëndësi. Normalisht kemi qejf gjithmonë të kemi publik. Nuk dihet ende nëse do të luhet apo jo pa publik kur të luhet, por shëndeti është gjëja më kryesore për momentin, kur të vijë koha për lojën do të shohim.

Izolimi? Të them të drejtën nuk e kam problem se jam i vetëm që kur isha 16-vjeçar. Nuk është njëlloj si kur mund të dalësh e kur jo, por mundohem të qetësoj veten. Flas me familjarët me video, edhe me shokët, shoh filma, shfrytëzoj kohën në maksimum, me libra apo ndonjë gjë tjetër. E shfrytëzoj në mënyrën më pozitive të mundshme që të ndikojë sa më pozitivisht te ne”, tha Bardhi. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan