Fansat e Formula 1 duhet të presin, virusi nuk lë pa ndikuar edhe Çmimin e Madh të Australisë

Ishte gjithccka gati me semaforët që pritej të tregonin ngjyrën jeshile për t’i dhënë startin sezonit të ri në Formula 1. Por, ashtu si kudo, edhe në botën e automobilizmit, faktor është bërë Koronavirusi.

Ditën e djeshme ishte skuderia Meklaren e cila deklaroi se nuk mund të ishte pjesëmarrëse në Melburn, për arsye se një prej instruktorëve të saj kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Në këtë formë, pjesa tjetër e stafit, ka vendosur të izolohet për të shmangur përhapjen e virusit famëkeq. Pas këtij njoftimi, Federata e Automobilizmit ka organizuar një mbledhje, nga e cila unanimisht është vendosur që Çmimi i Madh i Australisë nuk mund të zhvillohet dhe për më shumë detaje do të bëhen të ditura në një njoftim të dytë.

Kështu, pavarësisht entuziazmit dhe provave të shumta të kryera nga skuderitë përgjatë këtyre javëve, festa për startin e sezonit duhet shtyrë nga paniku që shkakton Koronavirusi./vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan