Fabregas: U largova nga Arsenal sepse vetëm dy lojtarë ishin në një nivel me mua

Çesk Fabregas la Arsenalin në vitin 2011 për të shkuar atje ku kishte kaluar fëmijërinë e tij, te Barcelona. Largimi i mesfushorit krijoi shumë polemika, pasi ai ishte lojtari më i mirë i Arsenalit dhe tifozët e opinioni sportiv nuk ngurruan ta kritikonin.

Pas gati një dekade pasi Fabregas mori atë vendim, zgjedh të shpjegojë përse e la Arsenalin, ku e trajtonin si “mbret”. Ai akuzon pjesën më të madhe të skuadrës, duke thënë se askush nuk e merrte seriozisht punën që bënin dhe vetëm Nasri e Van Persi ishin në nivelin e tij mendor dhe teknik.

“Unë isha kapiteni, gjithmonë ndjeja kaq shumë presion ndaj vetes. Unë duhej ta udhëhiqja këtë ekip për të fituar diçka. Unë i dhashë gjithçka. Ndonjëherë, shkoja në shtëpi pasi kishim humbur dhe qaja. Unë vuaja, kaloja netët pa gjumë duke vuajtur. Dhe pastaj isha në autobus i shkatërruar dhe dëgjoja lojtarë që qeshnin e bisedonin se ku do të dalin më vonë.

Kjo po vazhdonte për disa vjet. Ne po luanim një futboll të bukur dhe mua më pëlqeu ajo anë e gjërave, por unë po i bëja presion vetes për të udhëhequr, për të bërë gjithçka dhe në një moment ndjeva një lloj vetmie. Sidomos në dy ose tre vitet e fundit, unë ndjeja se Robin dhe Samir ishin lojtarët e vetëm në nivelin tim mendërisht dhe teknikisht”, u shpreh Fabregas. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan