Ëndrra për në Europian, ka një datë për ndeshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Ashtu si dhe pjesa më e madhe e kampionateve në Europë dhe Liga e Kampionëve, edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve janë shtyrë. Kosova kishte një ndeshje tejet të rëndësishme në historinë e saj në këtë muaj, teksa luante gjysmëfinalen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Për Dardanët kjo do të ishte një mundësi e artë për të prekur kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm, duke qenë se e patën të pamundur të renditeshin të dytët në fushatën eliminatore. Ndërkohë, është bërë e ditur se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet më datë katër qershor në Shkup.

Shpresohet që deri atëherë, situata nga Koronavirusi të jetë përmirësuar, ndërsa ende nuk mund të fë flitet me siguri nëse pjesëmarrja e tifozerisë do jetë e mundur. Gjithçka varet nga evoulimi i COVID-19. /VipSport.al/