Elbasani prek fundit, e ardhmja peng i një gjyqi “fantazmë”

Skuadra e Elbasanit, ndërtohet çdo sezon me synimin për t’u rikthyer në elitë, aq më tepër që bëhet fjalë për një klub me shumë histori dhe që ka traditë në futbollin shqiptar.

Por, në çdo fund-sezoni, verdheblutë kanë qenë shumë afër “greminës”, rënies në Kategorinë e Dytë, e madje tri sezone më parë, verdheblutë luajnë në futbollin më inferior. Edhe këtë sezon, skuadra është në krizë.

Por, duket se në Elbasan janë të ndikuar nga rrethanat dhe e kanë mendjen gjetkë. Gjithë shqetësimi lidhet me aksionet dhe gjyqin që klubi ka me anglezët. Ende sot nuk dihet me saktësi në çfarë pike kanë shkuar gjërat dhe nëse ka një datë për fillimin e procesit gjyqësor që po kthehet në një telenovelë më vete.

Një situatë vërtet misterioze, që e mban “peng” Elbasanin, sepse nga ky gjyq varet çfarë do të ndodhë me pronësinë e klubit, për të kaluar më pas në çështjet e tjera, te trajneri dhe grupi i futbollistëve.

Gjithçka mbetet për t’u parë, por kuptohet që çdo ditë që kalon, është në dëm të Elbasanit që për të pestin vit radhazi nuk është pjesë e Superiores. Kjo është periudha më e gjatë në historinë shekullore, që ky klub është larg elites…

E.Saliu/VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan