Ekuacioni i vështirë i mbylljes së kompeticioneve, Europiani vendos përballë UEFA-n dhe FIFA-n

Pas përfundimit të epidemisë së Covid-19, gjëja më e vështirë që do duhet të bëjnë organizatorët është koordinimi i datave për mbylljen e eventeve më të mëdha. Klubet duhet të vendosin fituesit në kampionatet përkatëse, por duhet të shlyhen edhe ndeshjet e eliminimit direkt të Champions League dhe Europa League. Versioni më i mundshëm i mbylljes së dy kompeticioneve më të mëdha për klube është që çerekfinalet dhe gjysmëfinalet të zhvillohen vetëm me një takim, çka do të krijonte hapësirë për të mbyllur edhe kampionatet, që duhet të kenë me patjetër një fitues.

Megjithatë, kjo mundësi ka nevojë për negociata sepse ka konflikt mbi favorizimin e skuadrës që do të luajë në stadiumin e saj. Edhe pas këtij shkurtimi, klubet do e mbyllnin aktivitetin e tyre në fund të qeshorit, çka do të ndërhynte në datat e Europianit dhe UEFA e vlerëson shumë këtë event, që këtë vit ka edhe ditëlindjen dhe do të zhvillohet në disa shtete të kontinentit. Gjithsesi, deri në këtë moment Europiani është në rrezik dhe me shumë mundësi do të shtyhet për vitin tjetër, që gjithashtu rezervon një verë të ngjeshur.

Edhe Copa America pritet të ndjekë gjurmët e Kampionatit Europian, pasi një pjesë e madhe lojtarëve aktivizohen në kontinentin e vjetër. Gjithsesi shtyrja e këtyre dy kompeticioneve do të krijonte një debat me FIFA-n, që ka planifikuar të zhvillojë Kupën e Botës për klube verën e ardhshme me formulën e re, ku do të marrin pjesë disa nga skuadrat më të mira të Europës dhe Amerikës Latine. Qeveria botërore e futbollit kërkon vëmendje të veçantë për këtë kompeticion dhe Europiani dhe Copa America do e shtynin dhe do e kalonin në plan të dytë, diçka që FIFA do e ketë të vështirë ta kapërdijë. Mbetet për t’u parë se ç’do të vendoset, por zgjidhja do të dojë shumë negociata mes disa palëve, që kanë qëndrime të kundërta. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan