EKSKLUZIVE / Nga Superiorja, në kampionatin më të ndjekur aktualisht në botë, Gajego: Ja pse futbolli nuk u ndal këtu

gajego

Pandemia e COVID-19 ka paralizuar thuajse të gjithë futbollin botëror. Thuajse, pasi në pak vende topi vazhdon të rrotullohet në fushat e futbollit, edhe mes kësaj emergjence globale. Nuk është vetëm Bjellorusia e Bakajt dhe Llullakut që e bën një gjë të tillë, por edhe Nikaragua e largët, ku kampionati është kthyer në javët e fundit ndër më të ndjekurit në rruzullin tokësor, meqë praktikisht kudo tjetër është gjithçka e ndalur.

Atje luan një njohje e kampionatit shqiptar, sulmuesi spanjoll Pablo Gajego, i cili është kthyer në njeriun kryesor të Managua, skuadrës që kryeson tashmë renditjen. Ish-futbollisti i Kastriotit, në një intervistë për VIP Sport tregon se si është të luash në një periudhë kur futbolli është ndalur thuajse në të gjithë botën, ndërsa kujton edhe kohën kur ishte pjesë e krutanëve në elitën e futbollit shqiptar.

Pablo, si ndjehesh kur e di që je një nga të paktët futbollistë në botë në gjendje të luash këtë lojë në këto momente dhe të tjerët janë të mbyllur në shtëpi nga koronavirusi?
Duke e kuptuar që gjithçka ndodh sjell shumë pasoja sot në botë, mundohem që të marr masat e mia, duke shpresuar që situata në gjithë botën të përmirësohet për të gjithë.

A e dini që tani shumë tifozë ndjekin edhe ndeshjet e kampionatit në Nikaragua meqë praktikisht nuk ka ndeshje futbolli në vende të tjera të botës, për të kaluar kohën?
Po, e di që jemi në qendër të vëmendjes. Kjo edhe për faktin se na ndjekin kompanitë e basteve, janë vetëm dy kampionate tashmë ku mund të vihen baste në të gjithë botën. Por ne vazhdojmë të bëjmë punën tonë, në mënyrën më të mirë që mund ta bëjmë atë.

Çfarë mendimi keni për faktin që ju po luani, ndërsa e gjithë bota është ndalur për shkak të kësaj pandemie? Si janë ditët tuaja si futbollist atje në këtë situatë?
Këtu në Nikaragua gjërat janë normale, gjithçka është e qetë. Unë në fakt vetëm dal nga shtëpia për të blerë gjëra e për të luajtur ndeshjet në këtë periudhë, Sigurisht, marr masa gjithmonë. Por këtu duket sikur gjithçka është nën kontroll.

Ju jeni spanjoll, sa ju shqetëson ajo që po ndodh në vendlindjen tuaj? I keni paralajmëruar njerëzit në Nikaragua që e njëjta gjë mund të ndodhë edhe atje?
Po, më shqetëson shumë situata në Spanjë, familja ime, miqtë e mi, i gjithë vendi im dhe të gjitha vendet në botë që po e vuajnë këtë. Por e thashë që në Nikaragua duket se situata është nën kontroll e shpresojmë që të vazhdojë kështu.

Kemi parë javën e fundit lojtarë që janë stërvitur dhe kanë hyrë në fushën e lojës me dorashka dhe maska. Si mund të cilësohet situatë normale?
Ishte vetëm një formë proteste e një klubi. U bë një votim i Ligës dhe 9 klube zgjodhën në favor të vazhdimit të kampionatit, ndërsa vetëm një e kundërshtoi. Ishte Dinangen, klubi që mbante vendin e  parë në renditje. Ata e bënë atë shfaqje për kamerat, për të bërë disa foto, por pastaj për ta luajtur ndeshjen e luajtën normalisht.

Pablo, kthehemi të futbolli i luajtur, kohës kur keni qenë pjesë e atij shqiptar. A keni mbajtur kontakte me njerëzit këtu, çfarë kujtoni nga koha juaj te Kastrioti?
Të them të drejtën në Shqipëri nuk kisha fat. Nuk ndjehesha mirë dhe mendova të ndërprisja kontratën vetëm 1 muaj e gjysmë pasi erdha atje, mendoj se ishte çështje ambientimi kulturor. Por më pëlqeu shumë vendi, njerëzit ishin shumë miqësorë. Atja në Krujë kam familjen time shqiptare që më mirëpriti, Soni, Luti dhe të gjithë familjarët e tyre. Tani ruaj ende kontakte me Nezirin, futbollistin e Kastriotit.

Ndërsa tani jeni një nga lojtarët më të mirë të kampionatit në Nikaragua, me Managuan. E mendon të kthehesh në Europë, a kishit oferta?
Këtu po më shkon gjithçka shumë mirë dhe jam i lumtur. Po, kisha oferta, 2 nga Greqia, 1 nga Sllovenia dhe 1 nga Armenia tani në dimer. Por këtu ndjehem mirë dhe jam i lumtur. Për mua, kjo është gjëja më e rëndësishme. /E.Kuka/vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan