Edhe Interi kopjon Juven, nis arratisja masive e futbollistëve nga Italia

Java e fundit ka kthyer Juventusin në epiqendër të kritikave në Itali, pasi lojtarët e skuadrës bardhezi kanë zgjedhur të arratisen nga ky vend për të shkuar në vendlindjet e tyre ku ndjehen më të sigurt gjatë krizës së shpërthimit të koronavirusit. Ronaldo, Higuain, Pjaniç, Duglas Kosta e Khedira janë zhdukur që në momentet e para duke preferuar që të mos qëndronin në Itali e cila është kthyer në epiqendrën e pandemisë.

Por duket se ata nuk janë të vetmit. Edhe te Interi, pasi mbaroi karantina e detyrueshme prej 14 ditësh dhe të gjithë rezultuan negativë, lojtarët kanë vendosur që të braktisin me shpejtësi Milanon dhe të kthehen në vendlindjet e tyre.

Dje kanë qenë Brozoviç e Handanoviç që kanë ikur të parët, përkatësisht drejt Zagrebit e Ljubljanës, duke iu bashkuar familjeve të tyre. Sot, pasi morën “ok” nga klubi, nga Italia u larguan edhe 5 lojtarë të tjerë, të gjithë ata që iu bashkuan vitin e fundit zikaltërve: Lukaku, Jang, Moses, Eriksen dhe Godin. Katër të parët kanë udhëtuar drejt Anglisë, për t’iu bashkuar familjarëve, ndërsa Godin ka zgjedhur të braktisë Europën, duke shkuar në Uruguai. Ky është një tjetër sinjal i qartë që në klubin italian nuk presin një rifillim të shpejtë të aktiviteteve sportive. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan