Edhe Formula 1 do të rifillojë sa më shpejt, bashkë me garën e… Kinës

Një nga sportet që është goditur rëndë nga koronavirusi është edhe Formula 1. Fillimi i sezonit është shtyrë për një periudhë të pacaktuar, pasi nuk mund të garohet për sa kohë që nuk ka garancinë se do të ketë tifozë në pista që të ndjekin garat.

Megjithatë, që tani drejtuesit e FIA-s po shqyrtojnë mundësinë për të rregulluar garat kur të rifillohet, pasi shumëkush është I bindur se që në qershor do të mund të zhvillohen garat e para. Ky edicion duhej të kishte 21 gara dhe do të ishte më i gjati në histori, por në fakt 4 garat e para janë anuluar zyrtarisht dhe ka dyshime se kështu do të bëhet edhe me të tjera.

Megjithatë, mediat angleze bëjnë të ditur se që tani skuadrat janë parimisht  dakord që të anullojnë pushimet e gushtit, duke ngjeshur aty të paktën dy gara, ndonëse do të bënte më të vështirë punën e skuadrave. Edhe fundi i sezoit do të shtyhej, duke kaluar nga nëntori në gjysëm të dhjetorit. Objektivi është që t’u bëhet vend në kalendar në pjesën e dytë të sezonit garave të Kinës dhe të Vietnamit. Ato janë dy gara shumë të rëndësishme ekonomikisht pasi përfaqësojnë tregun aziatik dhe moszhvillimi i tyre do të sillte humbje të mëdha në një sezon që gjithsesi do të jetë katastrofik për ekonominë e Formula 1. Ideja është që të zhvillohen mes 17 dhe 19 garave, që do të cilësohej e pranueshme për këtë edicion që ekipet të rikuperonin diçka nga humbjet e mëdha që do të pësojnë gjtihsesi nga kriza ekonomike. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan