E zbulon gazetari i famshëm: Janë në bisedime të avancuara, Junajtid ka gati kontratën e Sanços

Xhejdon Sanço është një prej yjeve më të shndritshëm në këtë epokë të re që po lind në futboll. Borusia Dortmund e mori nga Siti për vetëm 7 milionë euro dhe po bëhet gati ta shesë në verë për një shifër marramendëse. Xhevahiri i kombëtares së Anglisë ndiqet nga shumë klube, por më këmbëngulësi duket se është Mançester junajtid.

Këta të fundit kanë shfaqur interes që verën e kaluar, por duket se këtë merkato do të hidhen konkretisht në sulm, madje raportohet se janë hedhur. Gazetari i njohur i “Sky Sport”, Fabricio Romano zbulon se “Djajtë e Kuq” kanë dy muaj që kanë nisur bisedimet me agjentin e Sanços dhe është gati kontrata disa milionëshe e djaloshit.

“Mançester Junajtid është në bisedime të avancuara me agjentin e Xhejdon Sanços prej dy muajsh dhe po punon për kontratën e tij. Pandemia e koronavirus po e vështirëson komunikimin me Borusia Dortmund, por Junajtid ka besim se gjithçka do të mbyllet këtë verë”, u shpreh Romano. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan