E zbulojnë në Spanjë, Ronaldo ka kërkuar largimin nga Juventusi

Kristiano Ronaldo pas dy vitesh në Torino dëshiron të provojë një tjetër eksperiencë. Ai erdhi te bardhezinjtë për të fituar Championsin, por deri më tani ka dështuar, teksa para se të ndërpritej futbolli, Juventusi u mund 1-0 në aktin e parë nga Lioni për një vend në çerekfinale.

“Diario Gol” nga Spanja raporton se portugezi nuk ndihet i lumtur në “Allianz Stadium” dhe është i uritur për të provuar një eksperiencë tjetër. Madje Ronaldo ka kërkuar largimin te drejtuesit e klubit, në mënyrë që ata ta lënë të lirë të largohet drejt një aventure të re.

Për të ka dy opsione në Evropë. Mançester Junajtid dhe PSG janë dy skuadrat, që kërkojnë me ngulm transferimin e tij. Junajtid kërkon kthimin e tij për t’i rikthyer edhe lavdinë klubit, ndërsa PSG dëshiron të marrë Ronaldon për të zëvendësuar Nejmar, i cili duket çdo ditë e më afër Barcelonës. Te francezët luzitani do të formonte një dyshe historike me Kilian Mbape. /vipsport.al/