E quan veten nip Kosove por kërkon ta mundë, Bardhi: Është ndeshje emocionale, një gabim kushton

Enis Bardhi është pjesë e Maqedonisë së Veriut, megjithatë nuk mund të mohojë origjinën duke qenë se mamanë e ka nga Kosova. Megjithatë, pavarësisht këtij fakti mesfushori me tipare sulmuese do të kërkojë të shkojë në Europian duke eliminuar pikërish Dardanët. Ndeshja e 26 marsit në Ligën e Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës po afron, teksa Enisi në një intervistë për televizionin T7 në Prishtinë, ka theksuar se bëhet fjalë për nje ndeshje shumë emocionale, ndërsa shpreson të mos ketë ngjarje antisportive.

“Pika kryesore e Maqedonisë së Veriut nuk jam vetëm unë, por edhe Elmas, Pandev, Alioski e shumë të tjerë. Është kënaqësi, do të jetë një ndeshje emocionuese. Shpresoj mos të ketë gjëra josportive, sepse sporti i bashkon njerëzit. Do të jetë një ndeshje emocionuese. Janë 90 minuta që çojnë në histori për dy ekipet. Të dy ekipet kanë lojtarë shumë kualitativ dhe shpresoj se Maqedonia do të fitoj. Edhe Kosova ka ekip të fortë, janë lojtarë që luajnë në liga të forta.

Kanë futbollistë cilësorë si Muriqi, Rashica, Rrahmani. I ndjek lojtarët e Kosovës, sidomos tani kur luajmë me ata. Do të jetë ndeshje e mirë, me shumë talent brenda fushës. Luajmë në shtëpinë tonë dhe do të japim maksimumin të shënojmë fitore për të shkuar në Europian. Të dyja ekipet jemi shumë të forta dhe një gabim i vogël do të kushtojë shumë. Pra, do të jetë ndeshje emocionale, pasi unë nënën e kam nga Kosova, jam nip Kosove, por në fushë 90 minuta do të tentojë të fitojë ndaj dajave (qesh).

Maqedonia më ka dhënë mundësinë të debutojë në moshën 19-vjeçare. I jam gjithmonë mirënjohës, por edhe njerëzve që më kanë ndihmuar shumë. Në fund të fundit ne luajmë për sukses. Duke luajtur me Maqedoninë në Europian mua më pëlqeu Levante. Kemi për ta shijuar atë lojë. Do të jetë ndeshje e fortë. Unë mendoj të fitoj më i miri dhe unë besoj se ne jemi më të mirë”, u shpreh Enis Bardhi. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan