E pamundur të zbatohet plani A, UEFA ka gati një tjetër skenar për mbylljen e sezonit

Gjithë eventet e 55 federatave të Europës do të duhet të mbyllen, por koha e vendosur nga UEFA nuk mjafton. Qeveria e futbollit europian ka vënë si afatin e fundit për të mbyllur sezonin fundin e qershorit, por ky skenar duket shumë i vështirë për tu materializuar.

Në disa vende të Europës përhapja e virusit ka përshkallëzuar dhe është gati e pamundur të luhet futboll të paktën deri në fund të prillit. Kështu, mediet europiane raportojnë se UEFA do të vërë në zbatim planin B, që konsiston me shtyrjen e afatit të mbylljes së sezonit.

Besohet se deri në mes të marsit të gjitha federatat do të kenë mundësi të mbyllin sezonin, ndërkohë që formulën apo kohën e vendosjes së fituesve UEFA e ka lënë në dorë të lirë të federatave. Mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë, teksa akoma nuk dihet se kur do të përfundojë izolimi.

Nga ana tjetër fituesi i Champions League do të vendoset në formën e një “mini Europiani”. Gjysmëfinalet do të luhen me një takim në Stamboll. E njëjta gjë do të ndodhë me Europa League në Gdansk. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan