“Përndjekje dhe kanosje”, ish-futbollisti Klodian Duro është arrestuar para dy ditëve

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur për ish-futbollistin e kombëtares, Klodian Duro. Ish-mesfushori është arrestuar para dy ditëve për shkak të kanosjes dhe përndjekjes së ish-bashkëshortes, me të cilën ishte ndarë prej një viti.

Sipas asaj që raporton, Dosja.al, ish-bashkëshortja e kishte denoncuar për përndjekje, kanosje e dhunë në familje dhe në këtë formë kishte marrë urdhër mbrojtje nga momenti kur ishin divorcuar.  

Megjithatë, në mbrëmjen e 24 marsit, Duro kishte thyer rregullat dhe ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij, e cila nga ana e saj ka njoftuar policinë, që më pas ka bërë detyrën dhe e ka arrestuar 42-vjeçarin. Kështu, Duro pritet të dalë nesër para gjykatës për të njohur edhe masën e sigurisë. /VipSport.al/