Dy më të mirët e Skënderbeut sakrifkuan, tani Daja e ka të plotë skuadrën

Skënderbeu në ndeshjen ndaj Kukësit fitoi dhe u fut në zonën Europë, ndërsa korçarët këtë sezon duan që të mos jenë më poshtë se në tri vendet e para, ose të fitojnë Kupën e Shqipërisë, që sërish përkthehet me një biletë Europiane.

Por, në ndeshjen me Kukësit, kanë sakrifikuar dy nga titullarët e skuadrës së Ilir Dajës dhe bëhet fjalë për Bruno Ditën që ka luajtur me probleme në gju, por edhe Krasniqin. Ky i fundit u sakrifikua edhe dy javë më parë në Shkodër.

Vetë ecuria e skuadrës, ka bërë që dy titullarët të “shtrëngojnë” dhëmbët dhe të luajnë. Por, tashmë me këtë pushim të detyruar, skuadra korçare do të jetë më e relaksuar si dhe di të ketë më shumë ambicie kur të rifillojë gara sërish….

Me rikthimin e Jashanicës, apo dhe formën e mirë të sulmuesit Mensah, duket se korçarët jo vetëm janë konsoliduar në formacion, por tashmë kanë edhe alternativa në stol, duke qenë një ekip më i plotë në këtë pjesë të dytë të sezonit.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan