sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dukati punon nga shtëpia, Markez do barazojë rekordin e Rosit prej koronavirusit

Nëse sezoni do të kishte nisur këtë muaj, Mark Markez do të haste shumë vështirësi për të përballuar forcën e kundërshtarëve. Spanjolli ka pasur probleme në shpatull dhe nuk ka mundur të gjejë formën më të mirë, duke shfaqur vështirësi të theksuara në pilotim.

Gjithsesi, ndalesa për shkak të koronavirusit ka ndihmuar spanjollin të vazhdojë i qetë fazën e rikuperimit dhe nga ana tjetër, Honda ka më shumë kohë për të rregulluar gabimet e bëra në motorr gjatë testeve parasezonale.

Ndryshe ndodh me kundërshtarët më të afërt të Hondës, Dukatin. Në Itali gjithçka është bllokuar dhe nuk funksionon asnjë strukturë e skuadrës. Të gjithë janë detyruar të mbyllen në shtëpi dhe shefi i garave të Moto Gp mëson se skuadra italiane po punon nga shtëpia dhe e ka shumë të vështirë të prodhojë pjesë, pasi nuk lejohet puna e fabrikave me kapacitet të plotë.

Në këtë situatë, Markez dhe Honda janë të favorizuar dhe i është hapur rruga të rregullojnë gabimet për të dominuar edhe këtë sezon. Nëse këtë vit Markez shpallet kampion, ai barazon Rosin me 9 tituj kampion bote. /vipsport.al/