Donaruma i shpall besnikëri Milanit: Gjithmonë milanist, do jap gjithçka

Xhixhio Donaruma duket se nuk po e mendon largimin nga Milani. Portieri i kuqezinjve vazhdon të theksojë me forcë se është një tifoz i këtij kliubi dhe do të dëshironte të mbetej pjesë e tij edhe në të ardhmen, ndonëse zërat e merkatos e shohin larg tij.

Në një bashkëbisedim në rrjetet sociale të organizuar nga klubi, ai nuk e ka fshehur aspak dashurinë që ka për atë fanellë. “Kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit dhe nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të jap gjithçka nga vetja për këtë fanellë”, ishin fjalët e portierit. “Këto ngjyra për mua kanë shumë domethënie pasi jam rritur këtu”, insistoi ai.

Një qëndrim i cili bën të qartë se dëshira e tij është të vazhdojë te kuqezinjtë, edhe pse duhet të gjejë një akord për rinovimin me ta shumë shpejt, pavarësisht dëshirës së Mino Raiolës i cili e shtyn gjithnjë e më shumë drejt një klubi i cili luan rregullisht në Europë. /vipsport.al/