Doka replikon me Abazajn: Akoma ke shpresa ti byrazer?

Xhiroja më e gjatë e Albi Dokës dhe ne të gjithëve në këto ditë koronavirusi është deri te oborri. Ky kufizim mjaft i madh e ka bërë Dokën të merret më shumë me rrjetet sociale dhe t’i kthejë përgjigje edhe fansave. Ashtu si në çdo intervistë që del, 22-vjeçari kurrsesi nuk e fsheh dashurinë për Tiranën, por në këtë rast zgjedh të replikojë edhe me shokun e tij të Kukësit, Kristal Abazajn.

“Instagrami” të ofron një sërë gjërash për të bërë nëse ke kohë dhe një prej tyre janë edhe pyetje-përgjigjet në seksionin e “storit”. Këtë e ka bërë Albi Doka ditën e sotme, teksa mbrojtësi është pyetur se flitet se do të bashkohet me kundërshtarët e përjetshëm të Partizanit, një kuriozitet që me shumë mundësi ka dashur ta shuajë mesfushori i kombëtares, Keidi Bares.

Kësaj pyetje, Doka i përgjigjet me një lëvdatë për bluzën e Malagës së Bares: “Sa të bukura i ke ngjyrat e uniformës së ekipit ti”, shkruan ai, meqë ngjyrat e Malagës janë të njëjta me ato të Tiranës. Më pas dikush e pyet mbrojtësin se cila është gjëja që e bën më të lumtur. Doka përgjigjet: “Kur të dal kampion me Tironën e modhe”. Kjo fjali ngjall reagimin e Abazajt, i cili shkruan: “Për të dalë ke po prit sa të rinisë kampionati”. Doka përgjigjet prerë: “Pse akoma ke shpresa ti byrazer?”. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan