Djaloshi që po mrekullon gjithë Francën, tre superfuqi në betejë për ta rrëmbyer nga Lioni

Rajan Sherki është djaloshi i radhës për të cilin pritet të derdhen paratë “lumë”. Në gusht mbush 17 vjeç, por ka bindur të gjithë Europën për cilësitë e tij dhe kërkesat drejt menaxherit të djaloshit vijnë në seri. Ka arritur të zhvillojë 12 ndeshje më Lionin dhe të shënojë 3 gola dhe 2 asiste.

Numra të jashtëzakonshëm për një djalosh, tek i cili lojtarët kryesorë e mendojnë dy herë para se t’i pasojnë topin. Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi kanë dërguar menjëherë të deleguarit e tyre për të vënë në tavolinë ofertat përkatëse te presidenti i Lionit dhe menaxheri i Sherki.

Mediet italiane raportojnë se Juventusi ka ndërhyrë në mënyrë më serioze për të sjellë adoleshentin në Torino. Paratiçi e Nedved kanë biseduar me presidentin e Lion, Aulas, por ky i fundit është treguar i rezervuar sepse dëshiron ta mbajë akoma për ta shitur më vonë për një shifër akoma më të madhe. Ndoshta atë që kërkon Aulas e ka gati që tani Barça ose Reali. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan