Ditëlindje në karantinë, por rrallë të ndodh të marrësh dhuratën e Xhakës. Mesfushori poston foton e Klevisit

Taulant Xhaka ditët më të shënuara të jetës së tij po i kalon në karantinë. Mesfushori i kombëtares ditën e djeshme festoi përvjetorin e 29 të lindjes. Vetëm tre ditë para kësaj ditë të shënuar ai është bërë baba për herë të parë.

Gruaja e tij, Arbnora ka lindur një djalë të shëndetshëm, për t’i bërë dhuratën më të bukur të mundshme për ditëlindje Xhakës, diçka që e thotë edhe ai vetë. Mesfushori i kombëtares ka postuar një foto të djalit, të cilin siç shihet në fotot e postuara nga bashkëshortja, e kanë quajtur Klevis.

“Zoti dhe gruaja ime më dhanë dhuratën më të bukur dhe kjo ishe ti djali im. Faleminderit që më ke bërë babanë tënd. Ti ke një nënë të bukur dhe një baba, i cili do të të mbrojë përgjithmonë. Të dua ty dhe nënën tënde pa kushte”, shkruan Xhaka në llogarinë e tij në “Instagram”. /vipsport.al/