Ditë e paharrueshme për Brojën: Isha i shqetësuar por fola me trajnerin, i lumtur që më bënë faull

Armando Broja do ta kujtojë gjithmonë datën 8 mars 2020. Sulmuesi i talentuar shqiptar, sot bëri debutimin e tij mes profesionistëve me Çelsin në fitoren 4-0 ndaj Evertonit. Trajneri Lampard e hodhi në fushë në minutat e fundit futbollistin i cili nuk ka fshehur emocionet për atë ëndërr që iu bë realitet.

“Është një ndjesi e shkëlqyer. Kam qenë në tribuna që kur kam qenë një fëmijë dhe gjithashtu kam fantazuar rreth kësaj minute të gjithë kohën. Që ta bëja një gjë të tillë në “Stamford Bridge” ishte një ndjesi e shkëlqyer gjithashtu. Para se të filloja, isha pak i shqetësuar, por fola me trajnerin dhe ai më informoi që thjesht të vlerësoja veten. Ndaj unë thjesht ju gëzova atyre pak minutave që luajta dhe ishte një ndjesi e jashtëzakanshme që të isha në atë fushë”:, tha Broja për “Sky Sports”.

Pak minuta ku ai la shenjë në fakt vetëm me një goditje dënimi të fituar pas një faulli ndaj tij të  Hollgejt të Evertonit, i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë për një ndërhyrje të ashpër.

“Premier Liga është e tille, me shumë mundësi është kampionati më i fortë në botë. Por e pashë që po vinte ndaj thjesht preka topin dhe ai me goditi. Ishte diçka e mirë për faktin se fitova një goditje dënimi dhe gjithashtu arrita të mbaja ekipin lart në fushë”, ishin fjalët e Brojës pas ndeshjes ku bëri debutimin e tij në elitën e futbollit anglez. /vipsport.al/