Disa në shtëpi e disa në fushë, kush vendos barazi për klubet dhe lojtarët?!

Skuadra e Teutës po vijon përgatitjet, ashtu si dhe Tirana e Kukësi, kur lojtarët janë parë që të dalin me grup në stërvitje, dy e nga dy apo dhe tre e nga tre. Ndërkohë që nuk po veprohet kështu në pjesën më të madhe të klubeve, ku siç duket shumë lojtarë kryejnë përgatitje individuale, në ambiente të brendshme, apo dhe në natyrë…

Ndërkohë që vetë FSHF apo dhe Qeveria Shqiptare ka dhënë urdhër që të mos ketë persona që janë afër njëri-tjetrit.

Duket se në këto moment po bëhet një garë në mënyrë të pabarabartë, sepse nëse gara mund të rinisë pas pak ditësh, disa ekipe do të jenë të stërvitura e disa joë dhe kjo ndikon edhe në ecurinë e tyre.

Gjithsesi, në këtë moment, më shumë se futbolli është jeta më e rëndësishme duke parë edhe faktin se po shtohen rastet e të prekurve edhe në Shqipëri…

E.S./VipSport.al/