sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dështimi me të huajt në Shkodër, disa nuk vijnë fare, e disa nuk luajnë për shkak të dëmtimeve!

Te Vllaznia lojtarët e huaj, sidomos në këto dy sezone kanë qenë një histori më vete. Në Shkodër, ata që merren me merkaton, ose nuk dijnë të zgjedhin, ose abuzojnë qëllimisht. Vitin e shkuar janë afruar lojtarët afrikanë sidomos, Collins Eziamaka, por që nuk u aktivizua shumë, ndonëse pati kosoti si në bileta dhe paga, ashtu edhe u reklamua si një talent, e madje u shkua deri në Nigeri për Izuna Metu Jezus.

Dakord, mund të ketë qenë talent, por në Shkodër nuk i mbajnë mend as fytyrën, ndonëse  e prezantuan si fillimine një projekti për afrimin e talenteve, e madje drejtori teknik Engin Firat e trumbetoi me të madhe Vllazninë që brenda 2-3 sezoneve do të shiste lojtarë!

Por, sot kur po mbyllet sezoni i dytë, në këtë aspekt Vllaznia është në vendnumëro, e madje ka “djegur” edhe lojtarët e saj të talentuar të rritur në akademinë kuqeblu. Ku të rinjtë e talentuar si: Pusi, Qardaku, Ndreca, Shima, Isufi, Tahiraga, Hoxha, më mirë se të shkonin deri në Ballsh e Gjirokastër apo Korçë, rrinin edhe në stol te Vllaznia…

Por, sikur të mos mjaftonte me kaq, këtë verë janë afruar Gligorov apo Ualusimbi, që nuk kanë treguar asgjë, e madje më shumë kanë qëndruar jashtë fushës. Jo vetëm kaq, por ashtu si nigeriani Izuna, Ualusimbi në janar e pa të arsyeshme që të mos kthehej më duke u justifikuar në klub me faktin se kishte pësuar aksident dhe do të mungonte për një kohë të gjatë!

Në Shkodër madje pretenduan se e kishin paguar me korrektesë deri në dhjetorin e shkuar, por nuk pati as gjyq, e as gjobë ndaj lojtarit që iku fshehurazi e pa lënë gjurmë duke shkelur disiplinën e klubit që ka qenë, është dhe do të mbetet shkollë futbolli në Shqipëri!

E.Saliu/VipSport.al/